Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se është në “të njëjtën linjë” me presidentin amerikan Donald Trump sa i përket largimit të regjimit aktual në Iran.
Duke folur përkrah Trump në Zyra Ovale, para nisjes së takimit zyrtar mes dy delegacioneve, Merz tha se të dy ndajnë të njëjtin qëndrim për të ardhmen e Teheranit.
“Jemi në të njëjtën linjë për sa i përket largimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran. Do të flasim për të nesërmen dhe çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh Merz.
Ai shtoi se shpreson që lufta të përfundojë sa më shpejt dhe se pret që veprimet ushtarake të çojnë drejt krijimit të një qeverie të re, e cila do ta kthente vendin drejt paqes dhe lirisë.
Nga ana tjetër, administrata amerikane ka dhënë disa qëndrime lidhur me vendimin për të sulmuar Iranin, duke e cilësuar situatën si një “kërcënim të afërt” për Shtetet e Bashkuara, si dhe si masë parandaluese ndaj rrezikut të zhvillimit të armëve bërthamore nga Teherani.
Megjithatë, Trump ka deklaruar se populli iranian duhet të marrë në dorë fatin e vendit të tij, ndërsa zyrtarë të lartë amerikanë kanë theksuar se lufta nuk ka për qëllim ndryshimin e regjimit.
Gjatë takimit në Shtëpia e Bardhë, Merz bëri të ditur se në agjendë ishte edhe një marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe Gjermanisë, të cilën, sipas tij, do të dëshironte ta miratonte sa më shpejt.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në rajon.
