Arsenal reagoi me autoritet në Premier League, duke mposhtur Fulham 3-0 dhe mori tri pikë të arta. Fitorja i mban “topçinjtë në krye të renditjes, të shkëputur 6 pikë ndaj Manchester City, por me dy ndeshje më pak.

Por, mbi të gjitha, një fitore që rrit moralin përpara ndeshjeve të tyre të ardhshme, atë ndaj Atletico Madrid në Champions League. Kjo ndeshje do të luhet të martën në Londër (sfida e parë u mbyll barazim 1-1).

Trajneri Mikel Arteta, i ndarë mes Premier League dhe Champions League, shprehu kënaqësinë e tij me performancën e ekipit, e cila ishte kritikuar shpesh në javët e fundit: “Jam shumë i kënaqur me performancën”.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, veçanërisht pas kthimit të vonë nga Madrid. Gjithsesi, folëm për urinë tonë për fitore dhe për trofe. Ne duam t’i fitojmë të dy turnetë, por duhet të jemi cinikë dhe konkretë”, tha Arteta.

Kjo ishte një ndeshje vendimtare dhe fitorja na jep më shumë besim për sfidën në mesjavë. Duam ta përdorim si një shtysë dhe të shkojmë të martën me besim, të vetëdijshëm se mund të arrijumë finalen”, tha Arteta.

The post Mes Premier dhe Champions, trajneri Arteta synon dy trofe: Duhet të jemi cinikë dhe konkretë appeared first on Telesport.