Interi nuk e sheh “Coppa Italia” si një trofe dytësor, aq më pak Simone Inzaghi, i cili e ka fituar tri herë këtë garë, duke përfshirë edhe periudhën te Lazio. Me 9 tituj të fituar në histori, zikaltërit janë vetëm një hap larg një momenti simbolik; “yllit të argjendtë”. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, Interi mund t’i kërkojë federatës të shtojë një yll në fanellë në rast triumfi në finalen e Kupës së Italisë. Nuk ka një rregullore që e detyron diçka të tillë pas 10 sukseseve në kompeticion, por klubi zikaltër mund ta kërkojë dhe të merret në konsideratë, edhe pse Juventusi, me 15 tituj, nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.

Në mes të këtij objektivi është Milani, kundërshtari i gjysmëfinales, i cili luan një sezon të tërë në këtë derbi. Nga ana tjetër, Interi ka një kalendar tejet të ngjeshur me ndeshje vendimtare në garën për titull dhe në Champions League. Për më tepër, Simone Inzaghi duhet të menaxhojë lodhjen dhe mungesat për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.

Seanca e fundit stërvitore, përpara ndeshjes së të mërkurës, do të pasohet nga konferencat për shtyp. Mungesat e sigurta për Interin janë:
❌ Denzel Dumfries, Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski (të dëmtuar)
❌ Kristjan Asllani (i pezulluar)
Dilema më e madhe është Stefan De Vrij, i cili mund të kthehet në grup dhe të përfshihet në listën e të grumbulluarve. Ndërkohë, mungesa e Lautaro Martinez duket pothuajse e sigurt, me rikthimin e tij të planifikuar për ndeshjen e kampionatit ndaj Parmës.

Formacioni i mundshëm
🔹 Calhanoglu pritet të jetë titullar dhe do të duhet të bëjë orë shtesë në mesfushë.
🔹 Barella, i pezulluar në kampionat, do të rikthehet nga minuta e parë.
🔹 Dueli mes Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të favorizojë armenin.
🔹 Bastoni rikthehet në mbrojtje, ndërsa në portë mund të luajë Martinez, që është zgjedhja për ndeshjet e Kupës.
🔹 Në sulm, Arnautovic ka shpenzuar shumë energji kundër Udineses dhe ka pësuar një goditje, ndaj Joaquin Correa është kandidati kryesor për të luajtur përkrah Thuram.

Përfundimisht, gjithçka do të qartësohet para ndeshjes, por Interi është i përgatitur për një betejë të madhe në derbin që mund ta çojë një hap larg një tjetër trofeu historik.

The post Mes titullit dhe Champions-it, për Interin është derbi në rrugën drejt “yllit të argjendtë” appeared first on Telesport.