Modelja Kader Kicaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram.

Influencerja dhe bukuroshja kosovare ka ndarë një selfie para pasqyrës, ku shfaqet me flokët e gjatë të zinj, e veshur me një kombinim të thjeshtë por shumë elegant.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mbishkrimi në foto: “Fresh screen, fresh start ”, një mesazh i shkurtër por mjaft domethënës, i cili ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit e saj.

Nuk dihet nëse Kader po paralajmëron ndonjë ndryshim të madh në jetën personale apo profesionale. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera, duke e lënë postimin të hapur për interpretime.

Kader Kicaj njihet për stilin e saj unik dhe postimet që shpeshherë bëhen temë diskutimi në rrjetet sociale, duke e mbajtur gjithmonë publikun e saj të interesuar.

Mesazh misterioz nga Kaderi, çka po nis nga e para? - Insajderi - image 7 2