Në ditën e Inter-Juventus, që përkon me Shën Valentinin, klubi zikaltër zgjodhi Javier Zanetti si zë simbolik për të shoqëruar prezantimin e sfidës me një video emocionuese të publikuar në kanalet e veta sociale. Ish-kapiteni rrëfen historinë e tij personale të dashurisë me qytetin e Milanos dhe Beneamatan, duke nisur kështu: “Më thonin që Milano ishte gri, por unë nuk jam dakord. Dhe e di që nuk jam i vetmi që mendoj kështu”.

“Pupi” vazhdoi: “E kuptova nga shikimet, ato që shkëlqejnë në netët më të errëta. E pashë në rrugë, edhe në qiell. Dhe pastaj, e ndjeva në zemrën e njerëzve që dridhet si zëri i tyre. Ndoshta, ata që thonë se Milano është gri nuk kanë njohur kurrë një dashuri të tillë. Sepse kur je i dashuruar, e sheh gjithçka me ngjyra”.

Në fund, një mesazh i fundit dhe i pakundërshtueshëm dashurie për Interin: “Sa më shumë kalon koha, aq më shumë të dua”.

The post Mesazhi i Shën Valentinit nga Zanetti: Sa më shumë kalon koha, aq më shumë të dua Inter appeared first on Telesport.