Albasete shkroi historinë në Kupën e Mbretit duke eliminuar gjigantin spanjoll, Real Madrid, teksa hero i madh i kësaj ndeshjeje ishte pa dyshim sulmuesi Xhefte Betankor. 25-vjeçari u shfaq në momentet vendimtare, duke shënuar dy gola vendimtarë që vulosën fitoren dramatike 3-2 të Albasete.

Pas ndeshjes, Betankor u shfaqe i emocionuar, duke folur për golat, karrierën dhe dedikimin për djalin dhe gruan e tij.

“Gjëja më e madhe që më ka ndodhur në futboll. Është ajo për të cilën ëndërron si fëmijë. Për ekipin tim, i cili ka punuar si i çmendur. Kjo i shkon të gjithë familjes sime, të cilën e dua. Nëntë vjet më parë doja ta lija futbollin. Sot, duke ëndërruar dhe duke punuar, shikoni si jemi. Ishte shumë e vështirë, por ekipi dha 100%. E meritonim. Kjo është për djalin tim dhe gruan time, do ta vendosim në kornizë”, deklaroi Betankor.

The post Mësoni më shumë për 25-vjeçarin që eliminoi Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit appeared first on Alsat.