Pas vizitës që e bëri të dielën mbrëma në “Camp Nou”, Lionel Messi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “Sport”. Messi ka folur për shumë gjëra që kanë të bëjnë me Barcelonën. 

Argjentinasi ka shprehur dëshirën që së bashku me familjen e tij të kthehen në Barcelonë. 

“Vërtet dua të kthehem, na mungon shumë Barcelona. Fëmijët dhe bashkëshortja ime vazhdimisht flasin për gjëra që lidhen me Barcelonën, për idenë e të jetuarit atje sërish. Kemi shtëpinë tonë, gjithçka, prandaj kjo është ajo që duam. Më mungojnë vërtet të gjitha ato momente te Barça. Ndoshta tani i vlerësoj më shumë sesa në kohën kur ndodhën”, ka thënë superylli i futbollit.

38-vjeçari Messi është futbollisti më i mirë në historinë e gjigantit spanjoll. Ai ka zhvilluar 778 ndeshje me Barçën. Ka realizuar 672 gola dhe ka bërë 303 asistime. Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021 pas 19 vjetësh qëndrimi. Tani është pjesë e Inter Miamit.