Pjesa e parë mes Argjentinës dhe Egjiptit është mbyllur 0-1 në avantazhin e “Faraonëve”, në sfidën që po luhet në “Mercedes-Benz Stadium”, në Atlanta.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një krosimi në zonë të Marëan Attia ishte Yasser Ibrahim, i cili kërcëu mbi Lisandro Martinez dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e 18-të, Argjentina humbi shansin e artë për të barazuar shifrat, por Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Haissem Hassan ndaj Nicolas Tagliafico. Goditja e Messit ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Mostafa Shobeir.
Në minutën e 28-të, Alexis Mac Allister kishte një shans të mirë për të barazuar shofrat, por goditja me kokë e tij ndalet në mënyrë fantastike nga Shobeir.
Në minutën e 31-të, Messi ishte i pafat. Goditja e tij e dënimit nga distanca, përplaset në shtyllën e majtë.
Në minutën e 39-të, Shobeir bën ndoshta pritjen më të bukur të këtij Botërori, duke ndalur nga një distancë shumë e afërt, goditjen e Julian Alvarez. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Egjiptin.
The post Messi humb penalltinë, Alvarez nuk shënon dot golin e sigurt. Shobeir i pakalueshëm, mbyllet pjesa e parë në Argjentinë-Egjipt (video) appeared first on Telesport.
