Lionel Messi ka ndjekur një program stërvitor të personalizuar për të qenë në nivelin e duhur në këtë Kupë Bote. Këtë e ka zbuluar vetë sulmuesi argjentinas, pas fitores 2-1 ndaj Anglisë. Edhe pse nuk ishte protagonist në listën e golashënuesve, numri 10 regjistroi dy asistime.

Ai shpjegoi mënyrën për t’u ndier gati: “E lashë vendimin pezull deri në vitin e fundit, duke e diskutuar gjithmonë me Scaloni. Bëra gjithçka ishte e mundur për të arritur në formën më të mirë; tashmë kam një vit që përgatitem dhe stërvitem për Botërorin. E kalova muajin dhjetor në Argjentinë, duke u stërvitur në mëngjes dhe pasdite. E dija se do të jepja gjithçka për të mbërritur në formën optimale dhe për ta shijuar vërtet, sepse të shijosh një Botëror do të thotë të ndihesh mirë fizikisht.

Gjatë Kupës së fundit të Amerikës ku mora pjesë nuk isha në gjendjen time më të mirë fizike; pësova një dëmtim kundër Kilit, në ndeshjen e dytë, dhe e mbajta me vete deri në fund. E përfundova turneun i dëmtuar, nuk bëhej fjalë për një problem muskulor, por vuajta gjatë gjithë kohëzgjatjes së kompeticionit. Gjërat ndodhin për një arsye. Këtë herë u përgatita intensivisht për ta shijuar dhe për të qenë në maksimumin e formës”.

 

The post Messi: I mbajta të gjithë në pritje deri në fund, jam stërvitur prej një viti për këtë Botëror appeared first on Telesport.