Lamine Yamal është padyshim futbollisti më i mirë në botë për moshën e tij dhe pritshmëritë për karrierën e tij janë të mëdha.
Te Barcelona dhe jo vetëm, mendojnë se ai mund të jetë pasuesi ideal i Leo Messi-t. Për Yamal është një privilegj të konsiderohet si pasuesi i “Pleshtit”, por futbollisti i tij i preferuar nuk është Messi.
Në një intervistë të fundit për CNN, Yamal zbuloi se lojtari i tij i preferuar është Neymar.
“Kam qenë 7 vjeç kur e takova personalisht kur luante te Barcelona. Ishte e pabesueshme ta shihje atë duke luajtur.
Është e vërtetë që dhe Messi ishte aty, por ajo që bënte Neymar me topin magjike, diçka krejtësisht ndryshe. Ai është një yll, gjithmonë ka qenë idhulli im”, tha Yamal.
The post Messi? Jo, jo! Yamal ka idhull një tjetër lojtar: Ai është krejtësisht ndryshe appeared first on Telesport.

