E marta që vjen do të jetë një ditë e veçantë për çdo argjentinas. Lionel Messi luan ndeshjen e 208-të me fanellën e Kombëtares. që do të jetë edhe e fundit për të.

Në miqësoren kundër Beninit, në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires, Messi do t’i japë fund karrierës ndërkombëtare. Ndërkohë, Claudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, donte ta tërhiqte nga përdorimi numrin 10 si një homazh për Messin, por kjo gjë është e pamundur, pasi është diçka që bie ndesh me rregulloren e FIFA-s.

Skuadrat në turnetë madhorë si kupa e Botës apo dhe Kupa e Amerikës në këtë rast, duhet t’u caktojnë lojtarëve numrat nga 1 deri në 26, gjë që e bën të pamundur lënien jashtë listës të numrit 10. Argjentina mund të mos e përdorë këtë numër në ndeshjet miqësore, por në ato zyrtare është e detyruar t’ia japë njërit prej lojtarëve të saj.

Deri tani përflitet se do të jetë Nico Paz ai që do të mbaje fanellën me numrin 10 tek Argjentina, pas largimit të Messi-t.

The post Messi luan të martën ndeshjen e fundit, zbulohet arsyeja pse Argjentina nuk e heq dot fanellën me numrin 10 appeared first on Telesport.