Lionel Messi ka mbërritur në Delhi për etapën e katërt dhe të fundit të turneut indian, pas ndalesave në Kolkata, Hyderabad dhe Mumbai. Pas kaosit të regjistruar në Kolkata, ku një turmë u përpoq pa sukses ta shihte nga afër, në kryeqytet janë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie për legjendën argjentinase.

Sipas NDTV, Messi dhe stafi i tij kanë rezervuar një kat të tërë në hotelin luksoz dhe qendror “Leela Palace”. Po sipas të njëjtit burim, ekipi i Messit ka organizuar takime “one to one” me dyer të mbyllura për VIP-a dhe industrialë, me një kosto prej 10 milionë rupish secili, rreth 93 mijë euro.

Gjatë qëndrimit në Delhi, Messi do të takojë edhe Presidentin e Gjykatës së Lartë, disa deputetë dhe do të marrë pjesë në një aktivitet në stadium, ku do të takohet me përfaqësues të “Minerva Academy”, fituese e tre trofeve të futbollit për të rinj.

The post Messi ndalet në Delhi; VIP-at dhe industrialët paguajnë për ta takuar me dyer të mbyllura appeared first on Telesport.