Lionel Messi tashmë po vepron si figurë kyçe te UE Cornellà. Ish-lojtari i Barcelonës ka dërguar një mesazh mbështetjeje për skuadrën, stafin dhe gjithë punonjësit e klubit katalanas, duke treguar entuziazëm dhe përkushtim në këtë kapitull të ri.
“Doja të prezantohesha, t’ju përshëndesja dhe t’ju them se jemi këtu për t’u rritur dhe për të ndihmuar në çdo gjë që duhet. Kemi shumë entuziazëm për këtë projekt të ri. Po ju ndjek dhe ju mbështes çdo fundjavë”, – u shpreh Messi. Lojtarët reaguan me duartrokitje, ndërsa ai theksoi se i ndjek ndeshjet përmes rrjeteve sociale, duke treguar afërsinë me përditshmërinë e ekipit.
Nga ana e tij, Cornellà po kalon një moment pozitiv. Dy javë nga fundi i sezonit, skuadra ka siguruar pjesëmarrjen në “play-off” për ngjitjen në Segunda RFEF.
Ardhja e Messit në presidencë, e bërë publike më 16 prill, ka rritur ndjeshëm interesin rreth klubit, i njohur për formimin e lojtarëve si Jordi Alba. Objektivi i argjentinasit është i qartë; rritje e qëndrueshme dhe ambicioze për klubin.
The post Messi prezantohet si pronar i Cornellà: Duhet të rritemi si klub, do t’ju ndihmoj në çdo gjë appeared first on Telesport.
