Lionel Messi udhëhoqi Inter Miami drejt fitores 4-2 ndaj Atlético de San Luis, në debutimin e të dyja skuadrave në “Leagues Cup”, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist. Ndeshja shënoi rikthimin e argjentinasit si titullar pas Botërorit 2026.

Skuadra meksikane kaloi në avantazh pas vetëm 5 minutash, por Inter Miami reagoi me 4 gola në pjesën e parë. Messi barazoi rezultatin pas 10 minutash me një goditje brenda zonës, më pas realizoi golin e dytë pas një kombinimi të bukur me Yannick Bright dhe Noah Allen, ndërsa dha edhe asistin për golin e katërt të shënuar me kokë nga Micael.

Allen kujtoi Jordi Alba më të mirë, duke dhënë tri asistime, ndërsa Telasco Segovia shënoi golin e përmbysjes. Pas ndeshjes, trajneri Guillermo Hoyos e krahasoi Messin me piktorin e famshëm Pablo Picasso: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Djemtë po më tregonin golin e parë që shënoi. Ne që kemi luajtur futboll e dimë si është. Nëse do të flisnim për pikturën, do të ishte Picasso”.

Guillermo Hoyos, dirigiendo un entrenamiento de Inter Miami

The post Messi shkëlqen me dopietë në “Leagues Cup”, trajneri i vendos nofkën e re “Picasso i futbollit” appeared first on Telesport.