Izet Mexhiti nga VLEN pas tubimit në Çair ka folur edhe për zhvillimet politike, transmeton TV21.

I pyetur për kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet lokale, Mexhiti edhe një herë përsëriti se po bëhen anketa.

Duke komentuar praninë e pjesëmarrësve, Mexhiti “vlerëson se është dëshmi se qytetarët po përshëndetin unifikimin”.

“I detyruam edhe të tjerët të shndërrohen në dy tabore që të mos digjet vota shqiptare”, tha Mexhiti./TV21