Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, inspektoi punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, që siç e tha, është projekt i rëndësishëm për arsimin e lartë. Mexhiti tha se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa kampusi po merr formë çdo ditë e më shumë
“Kampiusi i Universitetit ‘Nënë Tereza’ është investim në dije, arsim dhe në të ardhmen e gjeneratave të reja. Është kënaqësi të shohësh se ky projekt po avancon me ritëm të mirë,” u shpreh Mexhiti.
Kujtojmë se, kryeministri Hristijan Mickoski pati thënë se i gjithë investimi i kampusit të UNT-së kap vlerën e 42 milionë eurove, 40 milionë për ndërtim, ndërsa 2 milionë për mbikëqyrje.
