Mickoski: Aktualisht nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se për momentin nuk sheh nevojë për zgjedhje të të përkohshme parlamentare, përcjell TV21. Sigurisht, VMRO-DPMNE si partia më e madhe politike në vend duhet të sillet me përgjegjësi ndaj qytetarëve, theksoi kryeministri, duke shtuar se edhe pse pas zgjedhjeve lokale dhe triumfit absolut, partisë do t’i konvenonte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, prioriteti mbetet realizimi i reformave për një jetë dhe standard më të mirë për qytetarët.

“Për të shpërndarë Kuvendin formalisht nevojiten 61 deputetë. Aktualisht nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedat e mia me komunitetin ndërkombëtar, por edhe me qytetarët, pritshmëritë nga kjo Qeveri janë reforma. Dhe ky është fokusi dhe prioriteti kryesor i kësaj Qeverie, reformat dhe realizimi i tyre”, tha Mickoski.