Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e djeshme të Ali Ahmetit për veting, përcjell TV21. Mickoski këtë kërkesë të liderit të BDI-së e cilësoi si humor dhe satirë.

Në lidhje me: Ahmeti i përgjigjet Mickoski për vetingun: Unë s’bëj filma të Hollivudit, le ta provojmë si do të dalë “humori”

“Unë mendova që me shkuarjen e BDI-së në opozitë, ai lloj i satirës dhe humorit mbaroi, por ja, po vazhdojnë tutje. Në rregull, ja do ta dëgjojmë në periudhën që vijon, llojin e këtillë të humorit dhe satirës dhe do ta shohim deri ku do të arrijnë si parti politike”, tha mes tjerash Mickoski.