Në nivel mujor, inflacioni tek ne është i pesti më i ulët në Evropë – deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, i cili tha se masat për uljen e TVSH-së dhe akcizave për karburantet deri tani kanë dhënë rezultate. Zyra Shtetërore për Statistikë ka matur se në mars të këtij viti inflacioni arriti në 4,9 përqind krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike janë rritur për 7,5 përqind. Krahasuar me shkurtin, ai është më i lartë për 0,7%.

“Në nivel mujor, nga shkurti deri në mars, inflacioni është 0,7 përqind dhe është i pesti më i ulët në Evropë pas Belgjikës, Estonisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë, me gjithë rrezikun që përsëri nga disa struktura të sulmohen, por këto janë fakte, këto janë shifrat”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

A do të merren masa të reja të targetuara, si ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe kufizimi i marzhës së fitimit të tregtarëve, do të dihet pasi të shqyrtohet raporti i inspektorëve të tregut.

“Në seancën e fundit të qeverisë, e ngarkuam Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës që gjatë këtij periudhe të bëjë një analizë krahasuese mes çmimeve të produkteve bazë ushqimore në fillim të shkurtit dhe në fillim të prillit të këtij viti. Pres që tani të martën, mendoj më 14 nëse nuk gaboj, të mbahet seanca, dhe atëherë ministria e Ekonomisë dhe Punës do të dalë me një analizë të detajuar dhe atëherë mund të japim më shumë informacion”, shtoi Mikcoski.

Nga ana tjetër, LSDM  akuzoi se populli është i uritur ndërsa pushteti shpenzon tepricë.

Mickoski, populli është i uritur. Qytetarët kanë frigoriferë të zbrazët dhe xhepa të zbrazët. Nuk kanë as për një tryezë të thjeshtë Pashkësh. Dhe ndërsa populli mezi mbijetojnë, numërojnë çdo denar, ju si Luidhi XIV, së bashku me funksionarët qeveritarë shpenzoni në hotele të shtrenjta me paratë e qytetarëve. Nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurosh, nuk ka para për subvencione, nuk ka para për të rinjtë, dhe nuk ka para as për masa për qytetarët“, tha Stefania Kuzmanovska nga LSDM.

Megjithëse ekspertët paralajmërojnë se kjo është kriza më e madhe historike, kryeministri thotë se si qeveri po përballojnë situatën e cila është relativisht stabilisht. Ai siguron se kemi sasi të mjaftueshme karburantesh, nuk planifikohen kufizime për fqinjët që furnizohen me karburant tek ne, edhe pse disa pikat e karburantit kanë rritur konsumimin 3 deri 4 herë.