Europa ka mundësi për të korrigjuar një padrejtësi historike, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke apeluar që të votohet Raporti për Maqedoninë në parlamentin europian me tekstin që e ka përgatitur raportuesi Tomas Vajc. Për Mickoskin është diçka e pritur ajo që një eurodeputet bullgar ka dorëzuar amendament duke kërkuar që para fjalëve “identiteti dhe gjuha maqedonase” të vendoset fjala “i tashëm”.

“Kjo është esenca – krijimi i një kombi të ri maqedonas i cili bazohet në themelet e kombit bullgar. Kjo është esenca e kësaj. Nuk ka lidhje se sa qindra bashkëqytetarë tanë janë në Preambulë. Kjo është vetëm para perdes, prapa perdes kjo është esenca”, tha Hristijan Miskoski, Kryeministër.

Kryeministri e kritikoi pushtetin paraprak që e pranoi propozimin francez.

“Çdokush që nuk beson në këtë ose është analfabet politik ose me vetëdije do që të manipulojë me qytetarët”, shtoi Hristijan Miskoski, Kryeministër .

Raportuesi Vajc kohë më parë në një intervistë sqaroi se pse ka vendosur t’i përmendë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Identiteti maqedonas ishte nën pikëpyetje, jo vetëm nga fqinjët bullgarë por edhe paraprakisht nga fqinjët grekë, andaj më duhej ta përmend atë”, u shpreh Tomas Vajc, raportues në PE.

Vajc pret që shumica e eurodeputetëve ta përkrahin, siç thotë ai, Raportin konstruktiv duke shtuar se në të shkruan se ndryshimet kushtetuese janë hap drejt vazhdimit të rrugës europiane. Debati mbi Raportin pritet që fillojë të mërkurën.