Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se në Kërçova është e kërçovarëve dhe se aty ka fituar ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë etnitë. Me humbjen e Fatmir Deharit, Mickoski tha se është dëshmuar se askush nuk është më i fuqishëm se populli.
Rezultatet në Kërçovë, sipas Mickoksit kanë treguar se mund të ketë bashkim mes të gjitha etnive dhe feve në vend.
“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër shthurjes, punës joadekuate dhe u dëshmua se askush nuk është më i fuqishëm sesa populli. Ju treguam se çfarë mundemi kur jemi të bashkuar. Atje kemi bashkëpunuar de të ndryshme, etni të ndryshme, kundër atyre që e tërhiqni qytetin poshtë. Kjo e hap derën se mund të bashkohemi. Maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vlleh, boshnjakë, të krishterë, myslimanë. VMRO-DPMNE, LSDM dhe të gjithë të tjerët rreth vlerave dhe politikave për të cilat kanë nevojë qytetarët. Për këtë duhet të punojmë. Fitoi bashkëjetesa dhe besimi në vlera. Ky është shembull i rëndësishëm sesa mund të arrijmë kur jemi të bashkuar. Fitoi ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë, maqedonas, shqiptarë , turq, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerët. Të nderuar kërçovarë, unë jam me ju dhe Kërçova në periudhën në vijim duhet të jetë në fokus të qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

