“Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, por Maqedonia gjithashtu meriton një proces dinjitoz dhe parimor, të bazuar në vlera evropiane, e jo në kushtëzime bilaterale” është mesazhi që kryeministri Hristijan Mickoski ia ka përcjellë presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, mbrëmë kur e takoi në kuadër të vizitës në Munih.

“Në takim folëm për procesin eurointegrues të Maqedonisë dhe ajo që është e rëndësishme për qytetarët maqedonas që ai proces të mos bilateralizohet, të mos jetë nënçmues dhe të ruhet identiteti dhe prioritetet e qytetarëve maqedonas”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Po përveç Mickoskit, në Munih presidentin e Këshillit Evropian Kosta e takoi edhe presidentja në detyrë e Bullgarisë Iliana Jotova. Pas takimit ajo shprehi shqetësimet e Sofjes zyrtare nga informacionet që kanë dëgjuar se Maqedonia e Veriut po shqyrton mënyra alternative për hapjen e kapitujve të tjerë në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, në vend që të fillojë me klasterin e parë që lidhet me të drejtat e njeriut.

“Përderisa nuk ka ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futjen e bullgarëve në të, nuk mund të ketë asnjë lëvizje. Ne dëgjojmë sinjale se drejtuesit e RMV-së po përpiqet një gjejë lob tjetër për anashkalimin e klasterit të parë, i cili është më i rëndësishmi për të drejtat e njeriut – “Fundamentals”, dhe po përpiqet që më pas të fillojë me kapitujt e tjerë, të cilët janë shumë më konkretë. Nuk ka se si Bullgaria të pajtohet me një ndryshim të tillë”, u shpreh Iliana Jotova – presidente në detyrë e Bullgarisë.

Jotova po ashtu tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të mashtrohet se ka rrugë të shkurtër dhe se deri në qershor duhet të zgjidhet çështja nëse ende dëshiron të jetë pjesë e BE-së.

Në takimin e Kostan ajo tregoi se ka folur edhe në përgjithësi për zgjerimin e unionit dhe Ballkanin Perëndimor.

Me presidenten në detyrë të Bullgarisë është takuar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë , Taulant Balla, i cili ë pas shkroi se Shqipëria vlerëson veçanërisht mbështetjen e Sofjes si vend anëtar i Bashkimit Europian në rrugëtimin drejt anëtarësimit.