Kryeministri Hristijan Mickoski që nga sot po qëndron për një vizitë disa-ditore në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Munih, transmeton TV21.
Delegacioni përbëhet edhe nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Vizita në Gjermani po shfrytëzohet për takime me kompani, si “4IG”, e cila do të investojë 100 milionë euro në telefoninë dhe inteligjencën artificiale.
Kryeministri dhe ministrat patën takime edhe me gjigantin gjerman Schwarz, nën të cilin operojnë Lidl dhe Kaufland, ku u diskutuan planet për investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës./TV21
