Maqedonia i mbështetë fuqishëm presidentin amerikan, Donald Tramp dhe administratën e tij dhe dëshiron që dialogu strategjik me Uashingtonin të shndërrohet në rezultate konkrete në sigurinë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për “Brajtbert njus” (Breitbart News).

Micksoki theksoi se mbështetja për Trampin nga ana e Qeverisë së Maqedonisë ka filluar që para se ai sërish të zgjedhet president i SHBA-së. Theksoi se Maqedonia ishte mes vendeve të para evropiane që vendosën kontakt me njerëz nga ekipi i Trampit që gjatë fushatës së tij zgjedhore në vitin 2024. Përkujtoi se menjëherë pas samitit të NATO-s në Uashington në korrik të vitit 2024, Maqedonia u vvizitua nga ekipi i bashkëpunëtorëve të Trampit. Qeveria e Maqedonisë që atëherë dërgoi porosi të qartë se është e gatshme për thellim të bashkëpunimit me SHBA-në. Pas zgjedhjes së Trampit për president, u dërgua një delegacion qeveritar në inaugurimin e tij në Uashington, që ishte edhe një mundësi për t’u konfirmuar mbështetja për administratën e re amerikane dhe të bisedohet për bashkëpunimin e ardhshëm.

“Madje edhe para se të bëhet president i SHBA-së, disa njerëz, të ciolët janë pjesë e perimetrit të tij më të afërt, na vizituan edhe gjatë fushatës kur nuk kishte shumë kombe evropiane që besonin se Trampi do të bëhet president. Ishim zgjedhur si Qeveri në korrik të vitit 2024. Menjëherë pas samitit të NATO-s në Uashington në korrik të vitit 2024, një ekip i bashkëpunëtorëve të presidentit Tramp na vizitoi në Qeveri dhe praktikisht në atë kohë ishim Qeveria e vetme që i priti anëtarët e ekipit të presidentit Tramp. Mes tyre ishin sekretari i Tregtisë, Hauard Lutnik, Devin Nunes, ish-anëtar i Kongresit, dhe Kris Pavllovski, bashkëpronar i “Rambl”, i cili ka prejardhje maqedonase. Ata na vizituan në Qeveri, ndërsa ne përçuam porosi të fuqishme për Trampin para se të bëhej president. Më pas, kur u zgjidh president, u ftova në ceremoninë e inaugurimit dhe delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë e vizitoi Uashingtonin në atë kohë, kështu që e përçuam porosinë tonë për mbështetje dhe gatishmëri për rritje të bashkëpunimti të ardhshëm”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se mbështetja për Trampin në Maqedoni është mjaft e lartë, më e lartë se kudo në Evropë, dhe me kënaqësi do ta prisja Trampin në vnd nëse orari i presidentit amerikan e lejon atë.

“Me kënaqësi do ta pres në nivelin më të lartë. Ai do ta gëzojë mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë. Kur do të ketë datë të lirë në orarin e vet, ne do të jemi shumë të kënaqur ta mirëpresim nëse vendosë ta vizitojë rajonin sepse, siç thashë, si jo aq shumë aleatë në Evropë, ne jemi vend i cili, pa dyshim, jep mbështetje kur bëhet fjalë për administratën e presidentit Tramp. Madje edhe shumë më parë, edhe para se ai zyrtarisht të bëhej president, kur nuk kishte shumë vende në Evropë që besonin se ai do ta mposhtë Kamala Harisin gjatë garës presidenciale”, tha Mickoski.

Në intervistë theksoi edhe se Maqedonia disa herë i ka mbështetur pozitat e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, përfshirë edhe për çështje lidhur me Iranin, Venezuelën dhe Kubën.

Maqedonia, siç theksoi, nuk është përmbajtur nga mbështetja e SHBA-së, madje edhe në situata kur kjo mund të kishte pasur çmim politik.

Kur Amerikës i nevojiteshin aleatë që praktikisht të merrnin qëndrime, vendi im nuk fshihej në turmë, deklaroi Mickoski.

Ai e ceki edhe bashkëpunimin me përfaqësuesin amerikan, Riçard Grenell dhe me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberli Gilfojl, posaçërisht në pjesën e energjetikës dhe mundësive për eksport amerikan të gazit të lëngshëm natyror në rajon.

“Ne jemi pikë kyçe e interesave amerikane të Ballkanit dhe jemi shtyllë e fuqishme e mbështetjes së interesave amerikane të Ballkanit. Do të thotë, praktikisht, pa dyshim qëndrojmë pranë partnerëve tanë strategjikë, politikave të SHBA-së dhe presidentit Tramp dhe i mbështesim fuqishëm”, theksoi Mickoski.

Ai shpreson në një bashkëpunim akoma më të madh mes SHBA-së dhe Maqedonisë në muajt në vijim.

Mickoski gjithashtu theksoi se Maqedonia ka qenë mes vendeve të para që ka në filluar bisedime me administratën e Trampit pas vendosjes së doganave amerikane dhe se në bisedime është arritur marrëveshja dypalëshe për një normë doganore zero.

Sipas tij Maqedonia do të kishte normë doganore zero për eksportin e produkteve të tyre në SHBA, ndërsa njëkohësisht do të zbatonin zero normë doganore për produkte të caktuara amerikane. Ai shprehu pritje se marrëveshja dypalëshe do të  mund të nënshkruhet zyrtarisht nesër gjatë Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

“Kemi normë doganore zero kur bëhet fjalë për eksport të produkteve maqedonase në SHBA. Domethënë, prakitkisht, më shumë ose më pak, kemi bazë të përbashkët dhe mendoj se së shpejti, me siguri ka gjasa që tani gjatë Asmablesë së përgjithshme të KB-së të kemi takim zyrtar, ose në Shtëpinë e Bardhë ose kudo qoftë, që ta nënsjhkruajmë këtë marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve. Prandaj mendoj se kjo do të shtojë vlerë në raportin mes dy vendeve”, thotë Mickoski.

Vlerësoi se marrëveshja e tillë mun dta lehtësojë eksportin amerikan dhe të tërheq më shumë investitorë amerikanë jo vetëm në vend por edhe më gjerë në rajon.

“Meqenëse këtë vit udhëtoj për në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, mund të jetë një mundësi e mirë për të nënshkruar këtë marrëveshje dypalëshe ose në Shtëpinë e Bardhë ose në Departamentin e Shtetit, cilado që të jetë më e përshtatshme. Është shumë e rëndësishme për ne, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për SHBA-në, sepse përmes nesh, duke rritur bashkëpunimin tonë ekonomik, kjo do të rrisë edhe bashkëpunimin dypalësh. Bashkëpunimi ynë dypalësh është në nivelin më të lartë ndonjëherë, historikisht. Por me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dypalëshe, gjithçka do të jetë shumë më e lehtë për të dy vendet. Domethënë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një aleat shumë të fortë në Ballkan. E di që ata e vlerësojnë shumë atë që po bëjmë për partneritetin tonë. Por me këtë marrëveshje dypalëshe, ne do t’i bëjmë partneritetet tona dypalëshe shumë më të forta dhe shumë më të realizueshme në aspektin e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe kjo do të hapë dyert për eksportet dhe investitorët amerikanë që të kenë një rol shumë më ambicioz dhe shumë më domethënës jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë në përgjithësi”, tha Mickoski.

Ai shpreson se do të mund të nënshkruhen më shumë marrëveshje në javët në vijim kur do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, shprehu shpres se gjatë qëndrimit të tij në SHBA do të ketë takim me presidentin Tramp.

Mickoski theksoi se Qeveria e RMV-së dëshiron që marrëdhëniet me Uashingtonin t’i zhvillojë jo vetëm politikisht dhe në mënyrë të sigurt, por edhe përmes projekteve konkrete ekonomike,m investimeve dhe bashkëpunimit infrastrukturor.

Ky, sipas tij, është thelbi i dialogut strategjik, të cilin Maqedonia e Veriut e filloi me SHBA-në.