Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti nevojën e shfuqizimit të qeverisë teknike veçanërisht pasi siç tha, edhe Strasburgu përfundoi me post monitoringun. Mickoski ende në tavolinë e ka ofertën për LSDM-në që qeveria teknike të vlejë edhe në zgjedhjet e ardhshme të rregullta në vitin 2028.
“Fillimisht i bindi Strasburgu dje me përfundimin e post monitoringut. Ja nëse nuk i besojnë Hristijanit le të lexojnë çfarë shkruan në raport. E dyta, ja edhe po të jetë ashtu, ja në zgjedhjet e ardhshme përsëri le të ketë qeveri teknike. Ja nëse kemi të rregullta parlamentare në vitin 2028, unë do të jap dorëheqje në janar të vitit 2028. Nuk është problem. Vetëm le t’ua përmbushim që në zgjedhjet e ardhshme të ketë qeveri teknike e më pas ata le të organizohen le të fitojnë e më pas në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë qeveri teknike”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër./ ALsat.mk
The post Mickoski përsërit nevojën për shfuqizimin e qeverisë teknike appeared first on Alsat.
