Kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të ishte naive nëse vendi nisë procedurën e ndryshimeve kushtetuese me prapaveprim pa qeveri stabile në Bullgari, përcjell TV21. Mickoski thotë se në Sogje duhet të ketë qeveri me përgjegjësi politike.

“Shpesh më thonë se këto janë situata ku duhet të gjejmë zgjidhje win-win, nuk mund të gjejmë zgjidhje win-win, nuk mund dy të fitojnë, është e pamundur. Këtu do të jetë lose-lose, respektivisht secili të humb diçka. Por kështu siç është konceptuar më herët, kushtimisht thënë propozimi francez, ne humbim gjithçka dhe nuk fitojmë asgjë. ne nuk mendojmë të hyjmë në proces, dhe pas 6 muajve, 1 viti, 2 apo 3, sërish ndonjë çështje nga mesjeta, të jetë pengesë për ne që të mund të hyjmë në shekullin 22”, deklaroi Mickoski./tv21.tv