“Të gjithë kemi obligim të sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët. Të ndërtojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet së bashku. Valixhet që po largohen nuk kanë kombësi,” tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë ngjarjes për shënimin e 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
“I ftoj të gjithë, pa dallim feje, kombësie apo përcaktimi apo mospërcaktimi politik, ta zgjedhim shtetin përpara përçarjes, ta zgjedhim të ardhmen përpara së kaluarës, ta zgjedhim dashurinë për atdheun përpara urrejtjes. Historia na mëson se atdheu nuk mbrohet me armë, ai mbrohet me besim, me respekt, me vizion. E vizioni që kam për Maqedoninë është i qartë – një vend ku qytetari është i lirë, institucionet janë të drejta dhe dallimet respektohen dhe festohen. 24 vjet më pas, t’u tregojmë të gjithëve, brenda dhe jashtë vendit, se mbetemi besnikë në rrugën e paqes dhe bashkëjetesës, se kemi mësuar nga e kaluara, se jemi të gatshëm të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të themi – së bashku jemi më të fortë,” tha Mickoski.
The post Mickoski: Të zgjedhim unitetin mbi përçarjen – Së bashku jemi më të fortë për të ardhmen e Maqedonisë appeared first on Alsat.
