Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është “tragjedi e tmerrshme” ajo që ndodhi në Koçan, ku si pasojë e djegjes së një diskoteke, ka së paku 51 të vdekur. Mickoski u bën apel institucioneve që të angazhohen për të qenë pranë të lënduarve dhe familjeve të viktimave.
“U bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Gjatë ditës, pas shqyrtimit të rrethanave pranë institucioneve kompetente, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacion për hapat e ndërmarrë”, shkruan mes tjerash Mickoski.
