Në periudhën e kaluar, Maqedonia është ekspozuar ndaj një fushate opozitare se po arrihet një marrëveshje për të pranuar migrantë nga Mbretëria e Bashkuar, gjë që u mohua dje nga diplomacia britanike. Kjo rrëzon të gjithë konstruksionin që LSDM-ja opozitare dhe lideri i saj Venko Filipce po përpiqen t’i imponojnë publikut për muaj të tërë, tha sot në një konferencë për shtyp, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai shtoi se “Ky është një model sjelljeje thellësisht shkatërrues dhe potencialisht i rrezikshëm nga Venko Filipçe”. Ambasadori britanik në vend, Methju Llauson, në intervistë për Televizionin 24 tha se “thjesht nuk është e vërtetë” duke mohuar një marrëveshje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar për të pranuar migrantë në këmbim të parave.

“Vazhdimisht dhe pa asnjë fije ndërgjegjeje, u krijua përshtypja se Qeveria po fshihte diçka nga qytetarët. Po përhapej frika se Maqedonia do të bëhej një kamp emigrantësh. Kjo tezë përsëritej ditë pas dite. Përsëritej në konferenca për shtyp. Përsëritej në deklarata. Përsëritej sikur të ishte një fakt. Madje paralajmëruan edhe protesta. Dje morëm një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme. Nga diplomacia britanike. Ambasadori britanik Matthew Lawson tha publikisht dhe pa mëdyshje: një marrëveshje e tillë nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë. Nuk ka marrëveshje. Nuk ka negociata. Nuk ka qendra për emigrantët. Faktet janë të qarta”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

The post “Migrantët”, Mickoski: Diplomacia britanike rrëzoi konstruksionin e LSDM-së appeared first on Alsat.