Bisedimet mes Manchester United dhe Milan për sulmuesin anglez Marcus Rashford kanë hyrë sot në një fazë tjetër. Pasi kuqezinjtë kaluan javën e kaluar mjaft kohë për të prezantuar projektin e tyre te lojtari, sot patën kontakte të drejtpërdrejta me vetë Manchester United.
Sipas “sportmediaset”, kanë biseduar në telefon Giorgio Furlani për Milan dhe Omar Berrada (CEO i “djajve të kuq”). Milan ka konfirmuar dëshirën e tij për të siguruar anglezin në huazim për gjashtë muaj, duke paguar afërsisht gjysmën e pagës neto: 7 milionë euro deri më 30 qershor.
Klubi anglez është i gatshëm të marrë pjesë në pagimin e një pjese të kësaj shume, por tani fjala e fundit i mbetet Rashford. Ai ka në tavolinë oferta nga Barcelona e Borussia Dortmund. Ndaj, 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi është planifikuar një samit mes United dhe vëllait agjent të lojtarit.
Drejtuesit kuqezinj kanë besim se Marcus Rashford do të zgjedhë të vijë në Milano, ku synon të rikthehet protagonist si dikur edhe pse vetëm për gjashtë muaj. Conceiçao, nga ana tjetër, ka nevojë për shumë cilësi dhe gola përpara portës.
The post Milan bën ofertën zyrtare tek United për Rashford, klubi anglez jep “OK”, pritet vendimi i lojtarit appeared first on Telesport.

 
                    