Mbrojtja është prioriteti, por nuk është i vetmi fokus: merkatoja e janarit për Milanin mund të sjellë surpriza dhe investime të mëtejshme, pas blerjeve në verë të Moreira-s, Ramos-it, Gila-s dhe Hutchinson-it.
Në repartin e mbrojtjes, Amorim i konsideron Koni De Winter-in dhe Strahinja Pavlovic-in si të pazëvendësueshëm. Gila është titullari tjetër, ndërsa Tomori shërben si zëvendësuesi kryesor – edhe pse aktualisht si Tomori, ashtu edhe Gabbia, janë jashtë fushave për shkak dëmtimesh. Kjo i lë Terracciano-n dhe Diawara-n si opsionet e mbetura.
Sa u përket përforcimeve të mundshme në dimër, Gonçalo Inácio i Sportingut ishte një objektiv gjatë verës; megjithatë, klubi portugez kërkonte 40 milionë euro dhe ka pak gjasa që çmimi të ulet deri në janar, siç thekson La Gazzetta dello Sport.
Për sa i përket sulmit: këtë verë, Milani investoi mbi 70 milionë euro për Gonçalo Ramos-in – një lëvizje që tani po shihet me njëfarë shqetësimi.
Ndonëse është e drejtë t’i jepet kohë Ramos-it për t’u përshtatur, Gerry Cardinale duket se është mahnitur nga 22-vjeçari Nicolò Tresoldi-n, i cili shënoi tre gola kundër Interit në atë që mund të quhet “derbi” i tij personal në Champions League.
Tresoldi ka qenë gjithmonë tifoz i Milanit – fakt të cilin nuk e fsheh – dhe klubi do t’ia plotësonte me kënaqësi ëndrrën për të luajtur me kuqezinjtë. Megjithatë, Club Brugge nuk është i gatshëm ta dobësojë skuadrën në mes të sezonit; gjatë verës së kaluar, ata kërkonin 50 milionë euro për të.
The post Milan, Cardinale i mahnitur nga 22-vjeçari: do të bëjë një tentativë në janar, por… appeared first on Telesport.
