Ish-mbrojtësi legjendar, Alessandro Costacurta, në një intervistë të fundit për SportWeek, shprehet se Milan dhe Juventus duhet të jenë ekipet favorite për të fituar Europa League këtë sezon.

“Milan dhe Juventus i shoh si favoritë në Europa League dhe duhet të arrijnë të paktën në gjysmëfinale, përndryshe mbani sytë hapur te skuadrat angleze dhe veçanërisht te Bournemouth”, tha Costacurta.

Më pas, ish-mbrojtësi u shpreh se intrigohet nga trajneri portugez i kuqezinjve, Ruben Amorim.

“Amorim më intrigon, ai dëshiron ta bëjë kundërshtarin të bëjë gabime dhe kjo e bën atë të pëlqyeshëm për mua”.

The post “Milan dhe Juventus janë favoritë për të fituar Europa League. Amorim më intrigon” appeared first on Telesport.