Gazetari Nicolo Schira raporton se Milan po përgatitet të bëjë dy përforcime gjatë merkatos së janarit, të cilat mund ta ndihmojnë klubin në garën për titullin kampion.
Sipas raportimit në fjalë, Milan do të përforcohet me një qendërmbrojtës dhe një sulmues, dy kërkesa specifike të Max Allegri-t.
Ende nuk përmenden emra, por tashmë mund të thuhet që drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të konkretizuar këto dy kërkesa nga trajneri Allegri.
Qendra e mbrojtjes dhe sulmi janë në fakt dy repartet ku kuqezinjtë kanë çaluar më shumë deri tani dhe jo më kot Allegri ka kërkuar dy përforcime specifike.
The post Milan do të bëjë dy përforcime në janar, për të fituar titullin… appeared first on Telesport.

