Pjesa e parë mes Sassuolos dhe Milanit është mbyllur 1-0 për vendasit, në sfidën që po luhet në “Mapei Stadium – Città del Tricolore” dhe është e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Ardon Jashari në zonën e tij dhe kundërsulmi të shpejtë të vendasve, ishte Domenico Berardi, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 24-të, gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për kuqezinjtë pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë. Fikayo Tomori merr dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe largohet nga fusha.
The post Milan e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Sassuolos dhe me një lojtar më pak (video) appeared first on Telesport.
