Milan e ka nisur shumë keq pjesën e dytë ndaj Feyenoord, në ndeshjen e kthimit që po luhet në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë mbetur me 10 lojtarë, pasi Theo Hernandez ka marrë kartonin e dytë të verdhë. SHIKO VIDEO

Francezi pretendoi për pengim nga kundërshtari brenda zonës, arbitri e ndëshkoi me të verdhë për simulim. Ky ishte i dyti i verdhë për Hernandez, francezi largohet nga loja duke lënë me një lojtar më pak Milanin.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me shifrat 1-0 për kuqezinjtë, të cilët shënuan që në 40 sekondat e para me Santiago Gimenez, i cili nuk festoi në shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij.

Meksikani dërgoi topin në rrjetë pas gjysmë goditjes dhe gjysmë pasimit të Thiaw, pas krosimit në zonë të Pulisic. SHIKO GOLIN

Më pas kuqezinjtë patën dhe disa raste të tjera, ku vlen për t’u përmendur shtylla e goditur nga Theo Hernandez në minutën e 23′.

The post Milan e nis keq pjesën e dytë, Theo Hernandez lë në baltë kuqezinjtë (video) appeared first on Telesport.