Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, kuqezinjtë shënuan gola që në minutën e parë.
Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në rast të një fitoreje sot, kjo do të ishte hera e parë për Milanin që do të mposhte Interin tre herë brenda një sezoni në 3 kompeticione të ndryshme. Në shtator 2004, në Serie A, në janar në Superkupën e Italisë dhe sot ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë.
Gjithsesi ka ende minuta lojë dhe zikaltrit kanë kohën e duhur për të ndryshuar shifrat.
The post Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, kuqezinjtë gjejnë golin me Abraham (video) appeared first on Telesport.
