Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. “Marrëdhënia” mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi dhe “ndarja” është e pashmanghshme. Deri tani për Hernandez, oferta e vetme zyrtare ka ardhur nga Al-Hilal, klubi saudit është i gatshëm t’i ofrojë Milanit deri në 35 milionë euro dhe një super rrogë për francezin. Hernandez ende nuk ka vendosur, pasi po pret për oferta brenda Europës.
Në anën tjetër, Milan po bën lëvizjet e para për të gjetur zëvendësuesin ideal të Hernandez dhe emri i parë në listë është Destiny Udogie, 22-vjeçari i Tottenham. Mbrojtësi italian ka ngjallur interesin e disa ekipeve të njohura të mëdha, përveç Milan, siç është Manchester City. Kontrata aktuale e mbrojtësit me klubin londinez skadon në qershorin e vitit 2030 dhe vlera e kartonit të tij është jo më pak se 40 milionë euro.
Një shifër që mund ta “tremb” disi Milanin në situatën në të cilën ndodhet. Emra të tjerë në listën e kuqezinjve për krahun e majtë janë edhe Junior Firpo ose Maxim De Cuyper, por dëshira parësore mbetet Destiny Udogie.
The post Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, luan në Premier League, është 22 vjeç dhe kushton 40 milionë euro appeared first on Telesport.
