Derbi i nesërm do të shënojë ndeshjen e Serie A me të ardhurat më të larta në histori. Ende duhet të mësohet shuma e saktë, por tashmë dihet se shifra (bruto) do ta tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur gjatë derbit të parë në shtëpinë e Interit, kur në kasafortën e zikaltërve përfunduan 8.649.494 euro.

Aktualisht pritet që të ardhurat të jenë mbi 8.7 milion euro, por nuk pritet të arrijnë 9 milionë euro. Biletat janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur që prej ditësh dhe në stadium do të jenë mbi 75.500 tifozë. Para këtij derbi, rekordi i të ardhurave të Milanit ishte nga derbi i sezonit të kaluar më 2 shkurt 2025, kur shifra arriti 7.344,878 euro.

Me këtë “sold out” të ri, tifozët e Milanit konfirmojnë statusin e tyre dhe shënojnë rekordin e parë në Itali për frekuentimin mesatar gjatë ndeshjeve të Serie A (mesatarja aktuale, 72.844, nesër do të rritet). Avantazhi krahasuar me mesataren e Interit në shtëpi (71.758) do të thellohet, përpara ndeshjeve të fundit të sezonit që pritet të tërheqin publik të madh, pasi janë në lojë pikë të rëndësishme për kualifikimin në Champions ose titullin.

Audienca televizive do të jetë edhe më e madhe, e pamundur për t’u parashikuar, me shumë transmetues ndërkombëtarë dhe sinjal që do të shpërndahet globalisht në mbi 200 vende.

The post Milan-Inter vendos rekord pa u luajtur ende, derbi me të ardhurat më të larta në historinë e Serie A appeared first on Telesport.