Milan është vënë në kërkim të një sulmuesi pasi Alvaro Morata është drejt transferimit të Galatasaray, ndërsa talenti Francesco Camarda do të huazohet te Monza. Të gjendur në këtë situatë, kuqezinjtë duhet të bëjnë me patjetër një përforcim në sulm këto ditë të fundit të afatit të merkatos dimërore dhe në listë janë dy emra.

Sky Sport raporton se drejtuesit e Milan-it do të jenë sot në Rotterdam për të negociuar me drejtuesit e Feyenoord me shpresën për të arritur marrëveshjen për Santiago Gimenez.

Oferta e parë e Milan-it prej 20 milionë eurosh për sulmuesin meksikan u konsiderua shumë e ulët nga klubi holandez, kuqezinjtë e kanë rritur ofertën në 30 milionë euro plus bonuse dhe një përqindje të shitjes së ardhshme.

Feyenoord ka kërkuar deri tani 40 milionë euro, por situata mund të ndryshojë pas negociatave të sotme direkte mes dy klubeve. Ndërkohë, Milan ka dhe një pistë B në plan.

SportItalia raporton se kuqezinjtë janë në bisedime dhe me Udinese-n për sulmuesin Lorenzo Lucca. Udinese kërkon 30-35 milionë euro, ndërsa te Milan janë të gatshëm të japin 20 milionë euro dhe kartonin e një lojtari tjetër.

The post Milan ka në listë dy emra për të zëvendësuar Morata-n appeared first on Telesport.