Milani ka mposhtur 4-2 Manchester United në miqësoren e tyre të fundit parasezonale, me Goncalo Ramos, Samuel Chukwueze, Ruben Loftus-Cheek dhe Alphadjo Cisse në gol.

Pavarësisht një nisje aspak të mirë të ndeshjes, formacioni titullar i Ruben Amorim dukej ende shumë eksperimental, duke parë se mungonin Rafael Leao, Christian Pulisic, Matteo Gabbia, Santiago Gimenez, Mike Maignan dhe Adrien Rabiot. Manchester United e mori më seriozisht, me ish-lojtarët e Serie A, Amad Diallo, Bruno Fernandes dhe Patrick Dorgu në sulm.

AC Milan 0-[1] Manchester United – Harry Maguire 2′ – VIDEO

Lorenzo Torriani duhej të bënte një pritje në 30 sekondat e para, duke e shtyrë topin e Patrick Dorgu mbi traversë, por Harry Maguire ia doli të shënonte me kokë.

Kuqezinjtë gjetën golin e barazimit në minutën e 37-të me Chukwueze, i cili dërgoi topin në rrjetë me portën e boshatisur pas një asisti të zgjuar të Gonçalo Ramos.

Manchester Utd 1 – [1] AC Milan – S. Chukwueze 37′ – VIDEO

Tri minuta para fundit të pjesës së parë, United mund të ishte kthyer në avantazh pas një penalltie të fituar nga Tielemans pas një gabimi të pafalshëm nga Terracciano.

Manchester Utd [2] – 1 AC Milan – P. Dorgu 51′ – VIDEO

Te pika e bardhë është paraqitur Bruno Fernandes, i cili është ndalur nga portieri 21-vjeçar i Milan-it, Torriani.

Manchester United 2-[2] AC Milan – Alphadjo Cisse 57′ – VIDEO

Manchester Utd 2 – [3] AC Milan – Gonçalo Ramos 68′ – VIDEO

Manchester Utd 2 – [4] AC Milan – R. Loftus-Cheek 71′ – VIDEO

Edhe pjesa e dytë nuk ka nisur mirë për Milan-it, veçanërisht për Terracciano-n, i cili i ka dhuruar Dorgu dhe United golin e dytë në minutën e 51-të.

Megjithatë, skuadra e Amorim ka reaguar shtatë minuta më vonë me golin e barazimit të të riut Cisse, me asist të ardhur nga Chukwueze.

Milanezët kanë përmbysur gjithçka dhe kanë arritur të marrin fitoren me dy gola të shënuar në harkun e katër minutave. Ramos ka çuar shifrat në 3-2 në minutën e 68-të, ndërsa Loftus-Cheek ka realizuar golin e katërt në të 72-ën.

The post Milan mposht 4-2 United me një super Chukwueze, shënon edhe Ramos (Video) appeared first on Telesport.