Pasi siguroi Gonçalo Ramos për sulmin, për një shifër rekord mbi 70 milionë euro, Milan po përgatit transferimin e radhës që do të jetë në mbrojtje.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milan është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Lazion për transferimin e Mario Gila.
Palët janë në pjesën e fundit të negociatave. Milan ka gjetur gjuhën e përbashkët me spanjollin për kushtet personale, për një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Ndërkohë, që oferta në drejtim të Lazios është 22 milionë euro. Kryeqytetasit presin deri në 30 milionë euro, bashkë me bonuset e ndryshme.
Për qendërmbrojtësin spanjoll ka pasur interes konkret edhe nga Napoli, por Milan është shumë pranë tij. Javën e ardhshme pritet të ketë “tym të bardhë” nga diskutimet e gjata mes dy klubeve dhe të arrihet marrëveshja përfundimtare.
The post Milan parakalon Napolin dhe ka gati përforcimin për mbrojtjen. Ofertë 22 milionë euro për yllin e rivalëve appeared first on Telesport.
