Milan është duke u mposhtur 0-2 nga Atalanta, pas pjesës së parë në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të në Serie A. Bergamaskët gjetën avantazhin që në minutën e 7-të, ku braziliani Ederson dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë brenda zonës.

Në minutën e 30-të, ishte Davide Zappacosta i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe dyfishoi shifrat, pas asistit të Nikola Krstovic. Në minutën e 34-të, Leao rrezikon të marrë karton të kuq për faullin e tij, por ia hedh me një të verdhë, por do të mungojë ndeshjen e ardhme ndaj Genoa-s.

Në minutën e 36-të, Leao i afrohet golit, por portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi, bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Atalantën. Me këtë rezultat, Milan gjendet në vend të katërt me pikë të njëjta me Romën, por rrezikon shumë biletën për në Champions League.

SHIKOGOLAT

The post Milan për turp, Atalanta bën spektakël në “San Siro” në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.