Dominik Szoboszlai shkëlqeu edhe të mërkurën mbrëma me fanellën e Liverpool, ku u transferua nga Leipzig në verën 2023 për 70 milionë euro, por fati i tij mund të kishte qenë ndryshe. Fanella, përveç se e kuqe, mund të ishte edhe kuqezi.

Këtë e zbuloi Zvonimir Boban, i cili në studiot e “Sky” deklaroi: “Lindi si një ‘10’, te Salzburg dhe me Hungarinë luante gjithmonë pas sulmuesve. Ishte një rol problematik, por tani është shndërruar në një ‘8’ të pastër, që ishte e vetmja rrugë logjike për ta bërë kampion. Talent ekstrem, e sheh lojën dhe e prek topin si pak në botë”.

Më pas prapaskena: “A më pëlqen shumë? Sigurisht që më pëlqen. E kishim mbyllur marrëveshjen, por pastaj nuk u bë… Një lojtar shumë i bukur, jam i lumtur që fitoi betejën me veten duke u bërë yll i vërtetë. Nuk kishte shpejtësinë dhe ‘një kundër një’ për të qenë ‘10’, nuk mundej vërtet”.

 

 

 

The post Milani, çfarë pendese për Szoboszlai. E zbulon Boban: Ishte mbyllur marrëveshja, por pastaj… appeared first on Telesport.