Christian Pulisic, i quajtur “Capitan America”, është prioritet i Milanit për rinovimin e kontratës. Performancat e tij të shkëlqyera e bëjnë të pazëvendësueshëm, edhe klubit i intereson të sigurojë vazhdimësinë e tij afatgjatë. Aktualisht, Pulisic ka kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi deri më 2028, por drejtuesit duan të mos përsërisin gabimin e rastit “Maignan” dhe synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt.

Ideja e drejtorit Igli Tare është ta bindë Pulisic që të firmosë deri më 2030. Ndërkohë, lojtari kërkon që paga e tij të rritet nga 4 në 5 milionë euro në sezon, diçka e arsyeshme që klubi është gati ta diskutojë.

Pulisic ka treguar gjithmonë kënaqësi për jetën në Busto Arsizio, ku jeton larg zhurmës së qytetit. Janari pritet të jetë gjithashtu momenti për të zgjidhur situatën e sulmuesit pas largimit të Olivier Giroud, një negociatë më komplekse. Klubi dhe lojtari amerikan duket se janë në rrugë të mirë për një marrëveshje të re.

 

The post Milani e ka prioritet rinovimin e “Capitan America”, negociatat mes palëve vazhdojnë appeared first on Telesport.