“Kuqezinjtë” kanë pasur kontakte shumë pozitive me Kristal Pallasin për sulmuesin francez të lindur në vitin 1997 dhe negociatat kanë hyrë në një fazë të avancuar.
Mbyllja e marrëveshjes mund të vijë që në orët e ardhshme, me objektivin e klubit që ta sjellë sa më shpejt Matetan në Milanello. Sulmuesi francez ka zhvilluar një sezon solid, duke regjistruar 34 paraqitje dhe 10 gola mes Premier Ligë dhe kupave, çka e bën një profil të përshtatshëm për repartin ofensiv të Milanit.
Në rast se transferimi konkretizohet, pritet edhe një lëvizje në dalje. Kandidati kryesor për largim është Kristofer Nkunku, i cili prej javësh është në radarët e Fenerbahçes.
Klubi turk ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me rrethin e lojtarit, ndërsa trajneri Domenico Tedesko po shtyn fort për transferimin, duke e njohur mirë Nkunkun nga koha te Lajpcigu.
The post Milani ka shtuar presionin në orët e fundit për Zhan-Filip Mateta appeared first on Alsat.
