Nëse spektakli lihet mënjanë, shifrat flasin qartë; Milani po kalon një moment shumë të vështirë. Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm 1 gol në 5 ndeshjet e fundit, atë ndaj Veronës, që përkon edhe me të vetmen fitore në këtë periudhë.

Bilanci pas derbit të fituar më 8 mars është shqetësues; vetëm 7 pikë në 7 ndeshje, me 4 humbje (Lazio, Napoli, Udinese, Sassuolo), 1 barazim (Juventus) dhe 2 fitore (Torino, Verona).

A është e tepërt të flitet për krizë? Ndoshta jo. Megjithatë, kritikat ndaj Allegrit mbeten të ndjeshme, pasi ai konsiderohej nga disa si “autor i një mrekullie” këtë sezon. Realiteti, megjithatë, është më i ftohtë; nga tre objektiva, dy janë humbur (Superkupa dhe Kupa e Italisë), ndërsa vendi në Champions mbetet ende në diskutim.

Nëse Milani siguron ‘top 4’, mund të thuhet se ka përmbushur minimumin. Nëse dështon edhe për këtë, atëherë vështirë të mbrohet një filozofi loje e bazuar në mbrojtje të ulët dhe mungesë idesh në sulm, qasje që në futbollin e vitit 2026 nuk mjafton më.

The post Milani në rënie të lirë…; 7 pikë në 7 ndeshje dhe vetëm 1 gol në 5 sfidat e fundit appeared first on Telesport.