Gjiganti italian madje e ka bërë një ofertë zyrtare te Klub Brugge për yllin kosovar të Zvicrës. Për të arritur deri tek mesfushori kreativ, “Kuqezinjtë” e kanë vënë në dispozicion një ofertë prej 27 milionë eurosh në tavolinë, plus 3 milionë euro shtesë nga bonuset.

Natyrisht, kjo shumë nuk ka gjasa t’i kënaq drejtuesit e klubit belg, i cili i kërkon së paku 40 milionë euro për lojtarin më të mirë të vitit në Superligën e Belgjikës. Sidoqoftë, në Itali besojnë se marrëveshja mund të mbyllet midis 30 dhe 35 milionë euro.

Mediat italiane besojnë se trajneri Masimiliano Allegri e ka bërë Jasharin si prioritetin e tij në afatin kalimtar të verës. Mbetet të shihet se si do të reagojë Klub Brizh pas ofertës zyrtare që ia nisi sot Milani.

The post Milani nuk heq dorë, dërgon ofertë zyrtare për Ardon Jasharin appeared first on Alsat.