Presidenti kroat, Zoran Millanoviq sot në Shkup u pyet nëse Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan TV21. Millanoviq tha se mjafton fakti që Maqedonia është pjesë e NATO-s, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes tre shteteve nuk përbën marrëveshje ndërkombëtare. Shtoi se si president, mbështet bashkëpunimin e njëjtë, ndërsa theksoi se dëshirojnë t’i pajtojnë shtetet fqinje në rajon.

“Nuk është marrëveshje, është dokument që në minutat e fundit, nuk dua të them procesverbal i takimit…që e kanë nënshkruar 3 ministra të mbrojtjes, sipas përbërjes së brendshme dhe të drejtës kushtetuese kroate, nuk përmban gjënë e parë që të ishte marrëveshje ndërkombëtare, por është deklaratë e vullnetit të mirë në një mënyrë, pa pasoja konkrete dhe materiale ndërkombëtare. Aty është një anëtare e NATO-s, është Kroacia, vendi im, shtëpia ime. Tjetra Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe e treta Kosova, shtet mik dhe i dashur për ne. Për fat të keq nuk është pranuar nga të gjitha vendet e BE-së dhe NATO-s dhe nuk është pranuar KB. Tutje, nëse do të isha Maqedonia, po të përfaqësoja Maqedoninë, nuk do ta mendoja fare për këtë, nuk është marrëveshje ndërkombëtare, por gjithsesi është në gjurmët dhe trajektoren e politikës së jashtme kroate. Si president i Republikës së Kroacisë, si komandant suprem i Forcave të Armatosura Kroate, si president, jo kryeministër, jo qeveri, jo ministër, unë e mbështes. Dhe në njëfarë mënyre duam t’i pajtojmë shtete fqinje, për shembull Serbinë, që mos të kemi asnjë problem, nuk duhet të kemi”, tha Millanoviq në Shkup./tv21.tv