Milwaukee hyn në zonën “play out” në Konferencën e Lindjes pas fitores 116-101 ndaj Boston. Kyle Kuzma me 31 pikë e Bobby Portis me 27 pikë u dalluan për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brown për Celtics.

Fitore në sekondat e fundit për Houston, që në fushën e tij mundi 115-113 Clippers. Sengun realizoi 22 pikë e 15 redound për Suns, ndërsa 33 pikët e Ivica Zubac për Clippers mbetën për statistikë.

Fitore të thellë korri skuadra e Denver, që triumfoi 136-105 në fushën e Sacramento, ndeshje ku shkëlqeu Nikola Jokic me 36 pikë e 12 rebound. Ndërsa skuadra e New Orleans, falë 69 pikëve të trios Murphy-Poole-McGovens, fitoi 143-120 ndaj Portland.

NBA-Rezultatet e sotme

Houston – Clippers, 115-113

Milwaukee – Boston, 116-101

New Orleans – Portland, 143-120

Sacramento – Denver, 105-136

The post Milwaukee mposht Boston dhe shpreson për zonën play off, Denver “shkatërron” Sacramento appeared first on Telesport.