Ministria e Brendshme ka asgjësuar mbi 4,000 ton marihuanë dhe qindra armë

Sasi të mëdha droge dhe armësh të paligjshme të sekuestruara u shkatërruan sot në afërsi të fabrikës Makstil, të organizuar nga Ministria e Brendshme, Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar dhe komisionet shtetërore kompetente. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se “droga dhe armët e paligjshme nuk kanë të ardhme në Maqedoni”, duke theksuar se me çdo proces të tillë, shteti e ngre sigurinë e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, në një nivel më të lartë, transmeton FaktiDitor.info

“Sot shkatërruam mbi 4,000 ton marijuanë, 18,000 kërcej marijuane, 79 kilogramë lule dhe mbi 21 kilogramë lloje të tjera droge – amfetamina, kokainë, heroinë. Gjithashtu u shkatërruan mbi 100 copë armë dhe më shumë se 1,000 gëzhoja dhe pjesë përbërëse armësh”, tha Toshkovski.

Ai sqaroi se këto janë sekuestrime nga vitet e kaluara për të cilat procedurat ligjore kanë përfunduar tashmë, por njoftoi se sasi edhe më të mëdha do të shkatërrohen në të ardhmen.

“Po u dërgojmë një mesazh të qartë të gjithë qytetarëve që ishin të prekshëm nga bandat kriminale në Shkup, Maqedoninë Perëndimore dhe pjesën juglindore të vendit – droga dhe armët që ishin në duart e tyre do të sekuestrohen dhe shkatërrohen”, shtoi ministri.